Ata që thërrasin në emër të fesë kundër h*mos*ksualëve, ta dinë që sulltan Mehmeti i II-të ishte hom*s*ks’ual

Reagimet pas dështimit që të miratohet në Kuvendin e Kosovës Kodi Civil i cili lejonte bashkëjetesat mes gjinisë së njëjtë, nuk kanë të ndaluar.
Filozofi, Blerim Latifi ka elaboruar historinë e Sulltan Mehmetit II, për të cilin thotë se ka qenë homoseksual.

“Në vitin 1479 Perandoria Osmane dhe Republika e Venedikut lidhin paqe me njëra tjetrën. Pjesë e kësaj paqeje ishte edhe dorëzimi i Kështjellës së Shkodrës në duart e osmanëve. Atë vit Sulltan Mehmeti II dërgoi një letër ne Venecia, përmes të cilës i kërkonte Dogjit të Republikës së Shën Markut t’i dërgonte në Stamboll piktorin më të mirë që kishte në dispozicion. Nuk vonoi dhe para dyerve të Portës së Lartë u shfaq piktori italian Gentile Bellini. Pesë vitet në vazhdim ai do t’i kalonte në Stamboll.DUKE E HAP HAPSIREN REK LA MUESE ME POSHTE JU KENI MUNDESI TE LEXONI LAJMIN E PLOTE

Portreti i Sulltan Mehmetit II, që ekziston ende sot, është vepër e tij. Por kjo nuk ishte e gjitha. Sulltani e ngarkoi Bellinin me detyrën që t’i pikturonte të gjitha muret e dhomave personale të pallatit të tij me afreske erotike, përfshirë ato me tematikë homoseksuale. Dëshmitë e biznatinëve, që kishin rënë të gjallë në duart e Sulltanit pas pushtimit osman të Konstandinopojës me 1453, dëshmi që flisnin për orgji homoseksuale të Sulltan Mehmetit II me djem të rinj, tani po konfirmoheshin edhe nga vetë Bellini”, ka shkruar Latifi.

Latifi ka shtuar se xhamia më e madhe në Prishtinë sot e ka emrin e Sulltan Mehmetit, i cili ka qenë homoseksual. Andaj, reagimet janë joparimore.

“Sot emrin e Sulltan Mehmetit II e mbanë xhamia më e madhe në Prishtinë. Ata që sot thërrasin në emër të fesë kundër homoseksualëve, po të ishin parimorë, do të kërkonin që edhe kësaj xhamie t’i hiqej emri i sulltanit homoseksual. Por ja që nuk janë. Përkundrazi, e glorifikojnë Sulltan Mehmetin II dhe ëndërrojnë për kohët kur ai dhe pasardhësit e tij bënin ligjin në këtë nënqiell. Madje një vit më parë edhe donin që hamamin e ndërtuar nga Sulltan Mehmeti II në Prishtinë ta kthenin në muze të tij”, ka shkruar Latifi në facebook.