Detaje mbi ngjarjen horror në Kamëz/ Burri xheloz tentoi të vriste partneren duke e hedhur nga kati i tretë. Zbardhet shkaku dhe çfarë ka zbuluar Policia

Zbardhen të tjera detaje të rënda në lidhje me ngjarjen horror të raportuar ditën e sotme në Kamëz, por e ndodhur disa ditë më parë. Sipas burimeve policore shetasi ka tentuar të vrasë partneren e tij dhe më pas e ka cilësuar ngjarjen si aksidentale.

Advertisements

Dilaver Idrizi e akuzonte bashkëjetuesen e tij për tradhti dhe se ky ka qenë dhe motivi që pas një sherri mes të dyve e ka hedhur nga kati i 3 i pallatit.

Kjo ishte martesa e dytë për të dy, por 62-vjeçari është acaruar për arsye xhelozie me bashkëjetuesen dhe mes tyre ka pasur një debat të madh dhe më pas ai ka tentuar ta vrasë.

Të dy kanë fëmijë të rritur nga martesat e mëparshme, por në momentin e ngjarjes ishin vetëm. Pas ngjarjes policia shkoi në banesën e tyre dhe konstatoi se ishte rrëmujë dhe kishte objekte të rrëzuara dhe krijoi dyshimin se çifti i bashkëjetuesve mund të kishte pasur konflikte para ngjarjes.

Policia mori në pyetje 62-vjeçarin i cili tha se ngjarja ishte aksidentale ndërsa gruaja për shkak të rënies nga lartësia ishte në reanimacion dhe nuk mund të fliste. Që prej datës 11 policia mbajti në vëzhgim 62-vjeçarin dhe vërejti sjellje të dyshimta të tij.

Advertisements

Para dy ditësh gruaja doli nga reanimacioni, por hezitoi të kallëzojë bashkëjetuesin. Pas intervistimit nga uniformat blu ajo tregoi të vërtetën se ishte bashkëshorti ai që e hodhi nga ballkoni.