Kremlini: Nuk përjashtojmë mundësinë e përdorimit të a rm’ëve b ërtha.more

Kremlini ka deklaruar se nuk përjashton mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore, nëse do të vendosen përballë një kërcënimi ekzistencial, sipas skynews

Pasi ka dështuar të pushtojë Kievin apo ndonjë qytet tjetër të madh, Rusia po zhvillon një luftë shkatërrimi në Ukrainë. Disa zona urbane janë shndërrruar në gërmadha dhe kjo ka rritur frikën në Perëndim se konflikti mund të përshkallëzohet, madje edhe në një luftë bërthamore.

Në lidhje me përdorimin e armëve bërthamore, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se sipas politikës së sigurisë ruse ata mund ti përdornin armët në rast se do të kërcënohej ekzistenca e vendit.

“Nëse bëhet fjalë për një kërcënim ekzistencial për vendin tonë, atëherë ne do të përdorim arsenalin bërthamor në përputhje me konceptin tonë”, tha ai për CNN.

I pyetur nëse kërcënimet e fshehta të Putinit për të përdorur armë bërthamore kishin për qëllim thjesht për t’i dërguar një mesazh botës, ai tha: “Presidenti Putin synon ta bëjë botën të dëgjojë dhe të kuptojë shqetësimet tona.

“Ne jemi përpjekur t’i përcjellim shqetësimet tona në botë, në Europë, në Shtetet e Bashkuara për disa dekada, por askush nuk na ka dëgjuar,” përfundoi ai.

/abcnews.al