Zbulohet një mesazh në shishe, 86 vjet më pas. Ja çfarë ishte shkruar

Punëtorët që restauronin një shkollë në Australi zbuluan një mesazh në një shishe të fshehur, gjatë punimeve për rikonstruksion.

Shishja, që tradicionalisht gjendej në det, këtë radhë u gjet në majë të godinës së shkollës dhe u mësua se ishte lënë aty nga një prej marangozëve që fillimisht e ndërtoi strukturën në 1935.

Shkolla Shtetërore Junction Park në Annerley, në periferi të Brisbane, Queensland, tha se punonjësit e Restaurimeve të Trashëgimisë së Queensland gjetën shishen ndërsa punonin për restaurimin e majës.

Letra, e datës 12 tetor 1935, kishte autor zdrukthëtarin e atëhershëm 16-vjeçar, nxënësin Gordon Benson.

Benson kishte shkruar në këtë letër që shihni në galeri, se shpresonte që shënimi të gjente rrugën për t’u lexuar nga fëmijët ose nipërit e tij.

Shkolla kreu një ceremoni të martën ku ministri i Transportit Mark Bailey ia dorëzoi shënimin, Geoffrey Benson dhe Marilyn Blundell, dy nga pesë fëmijët e Benson.

“Pasi e kuptova se ishte shkruar nga babai im, nuk ishte një surprizë,” tha Geoffrey Benson për Australian Broadcasting Corp. “Babai gjithmonë mendonte për familjen e tij, fëmijët e tij dhe të ardhmen e fëmijëve të tij. /noa.al