Një foshnje në Angli ka vdekur pasi u kafshua nga qeni i shtëpisë.
Vajza 7-muajshe u dërgua në spital me lëndime serioze në kokë pasi qeni e sulmoi.
Policia ka thënë se ajo vdiq pak kohë pas ngjarjes.
Qeni që nuk klasifikohej si racë e rrezikshme, u largua nga shtëpia, raportoi Skynews.
“Një foshnje 7-muajshe ka pësuar lëndime serioze në kokë pasi u kafshua nga qeni i familjes brenda shtëpisë. Ajo u trajtua në vendngjarje para se të dërgohej në spital për trajtim të mëtejmë. Tragjikisht, ajo vdiq më pas”, ka thënë Policia.