Transmetuesi publik i Kosovës synon që të marrë pjesë vitin e ardhshëm si garues në Eurovizion, që do të mbahet në Zvicër. Kërkesa zyrtare tashmë është dorëzuar në Unionin Evropian të Transmetuesve (EBU).
Por pikëpyetja që u ngrit ishte se kush mund ta përfaqësojë Kosovën në Festivalin Europian. “Prive.al” bëri një postim duke pyetur ndjekësit se cili artist dëshirojnë të përfaqësojë Kosovën në Eurovizion në vitin 2025. Mes shumë komentuesve, Stresi bëri tag Yll Liamnin, duke propozuar pikërisht atë. Deri këtu çdo gjë është në rregull. Një nga ndjekësit e faqes shkroi poshtë postimit për komentin e Stresit, duke sugjeruar Don Xhonin. Gjë për të cilën reperi nuk ra aspak dakord, duke ironizuar:
“Po qysh jo. Edhe gjyshja jeme që don jau bi e ka zonin shumë karakteristik”. Koment që ngriti aludime se mes dy reperëve miqësia është krisur.
Mirëpo në një koment tjetër, Stresi sqaroi se nuk ka asgjë personale me Don Xhonin, por nuk mendon se një reper i përshtatet atij Festivali.
“Unë nuk hedh kunja askujt sepse ua them në sy. E thashë në kuptimin që s’ka çfarë bën një reper live në atë evenimet botëror??? Thashë a t’ua bie dhe gjyshen në kuptimin figurativ…. S’kam gjë me të, as s’kam pasur përpos i uroj suksese në karrierë”- shkroi Stresi.