Xhaka para sfidës me Gjermaninë: Jemi zjarr për ta fituar ndeshjen - Today News

Xhaka para sfidës me Gjermaninë: Jemi zjarr për ta fituar ndeshjen

Pavarësisht se kanë grumbulluar katër pikë, për kombëtaren Zviceriane mund të thuhet se i kanë mbyllur “hesapet” e kualifikimit, për në fazën tjetër të Euro 2024.

Në ndeshjen e fundit të grupeve, Zvicra do të përballet me Gjermaninë, ku në rast fitoreje do të siguronin vendin e parë, në Grupin A.

Lidhur me këtë ndeshje, Granit Xhaka, deklaroi para mediave se do t’i mposhtin gjermanët dhe se nuk do t’i respektojnë më shumë seç duhet.

“Sigurisht që kemi respekt për gjermanët, por e sigurt është se nuk kemi aq respekt sa kishte Skocia për ta në ndeshjen e parë. Ata ja dhuruan topin gjermanëve, jemi të lumtur dhe jemi zjarr për ta fituar ndeshjen. Nuk dua të mendoj se tashmë i kemi arritur 1/8-tat. Ndaj Skocisë ditëm të reagonim mirë dhe në mbrojtje jemi treguar mjaft të vendosur”,- u shpreh Xhaka.