“Ndaj tij do të zbatohen sanksione disiplinore dhe financiare” – klubi i Rubin Kazanit me reagim për situatën e Mirlind Dakut - Today News

“Ndaj tij do të zbatohen sanksione disiplinore dhe financiare” – klubi i Rubin Kazanit me reagim për situatën e Mirlind Dakut

Mirlind Daku është duke u hetuar nga UEFA për pretendimet se mori altoparlantin dhe përdori fjalë fyese ndaj serbëve dhe maqedonasve pas ndeshjes së Shqipërisë me Kroacisë.

Sulmuesi aktualisht luan për Rubin Kazanin në kampionatin e Rusisë dhe nga ky klub kanë reaguar për veprimin e Dakut

Rubin Kazani ka njoftuar përmes faqes zyrtare që ndaj Daku do të zbatohen sanksione disiplinore dhe financiare.

“Sulmuesi Mirlind Daku i lejoi vetes thirrje fyese pas ndeshjes mes Shqipërisë dhe Kroacisë. Klubi ynë merr përgjegjësinë për atë që ndodhi. Rubini përfaqëson një ekip shumëkombësh dhe i përmbahet gjithnjë parimeve të respektit dhe barazisë, duke dënuar kategorikisht çdo formë diskriminimi dhe fyerje në baza kombëtare, fetare apo racore”.