Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, u është përgjigjur komenteve për peshën e saj.
Krijuesja e hitit “Me Myself and I” ka përqafuar çdoherë papërsosmëritë, duke u bërë kështu edhe avokuese në luftimin e paragjykimeve.
Kësaj here, ajo ka çuar një mesazh tejet kreativ ndaj personave të cilët e kanë quajtur “të shëndoshë”.
“Për ju që më quani të shëndoshë, thjesht dijeni që edhe llogaria ime bankare është kështu”, iu adresua ajo këtyre komenteve fyese, bashkangjitur me një foto në Instagram. /oranews