Një 2-vjeçar është paraqitur në spitalin e Sarandës në gjendje të rëndë.
Ka dyshime se fëmija ka konsumuar një sasi të madhe medikamentesh.
Pasi ka marrë ndihmën e parë në këtë spital, mjekët e kanë nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rënduar për mjekim më të specializuar drejt Tiranës.
Policia e Sarandës ka nisur hetimet për rastin.