17-vjeçarja nga Vlora përfundon në spital, dyshohet se konsumoi medikamente

Një 17-vjeçare nga Vlora është dërguar për mjekim në spitalin e Traumës pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme ka konsumuar medikamente.

Ende nuk dihet nëse ngjarja ka qenë aksidentale apo e reja ka konsumuar ilaçet qëllimisht.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka konsumuar medikamente, një 17-vjeçare, e cila është dërguar për mjekim, në spitalin e Traumës.

Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.