Dy turist belgë të cilët kishin mbetur të bllokuar, janë shpëtuar në kanionet e Gjipesë, midis Himarës dhe Dhërmiut.
Mësohet se turistët ishin rreth moshës 50 vjeç, ku kishin humbur kontaktet mëngjesin e së enjtes.
Menjëherë u organizua ekipi i zjarrfikësve të Himarës që bënë të mundur nxjerrjen e tyre me anë të litarëve për shkak të terrenit të vështirë.