Zana Avdiu: Për një shoqëri që mendon se seksi është vetëm të bësh fëmijë dhe të poshtërosh gratë, edukata seksuale është domosdoshmëri - Today News

Zana Avdiu: Për një shoqëri që mendon se seksi është vetëm të bësh fëmijë dhe të poshtërosh gratë, edukata seksuale është domosdoshmëri

Aktivistja e të drejtave të grave, Zana Avdiu, është përfshirë në debatin për edukatë seksuale.

Avdiu me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se edukata seksuale është e domosdoshme në Kosovë, shkruan Insajderi.

“Per nje shoqni qe mendon se seksi eshte vec me ba femije edhe me i poshtnu grate e cikat, edukata seksuale eshte domosdoeshmeri”, ka shkruar Avdiu.

Reagimi i saj erdhi pas debatit publik lidhur me kurrikulën arsimore të përgatitur nga Arbërie Nagavci, ku një nga aktivitetet për prekje mes nxënësve në lëndën e edukatës seksuale u pa si problematike. /Insajderi.org/