‘Djali u zgjua dhe kërkoi mamin’! Rrëfehet mes lotëve zonja që i dha ndihmën e parë 14-vjeçarit - Today News

‘Djali u zgjua dhe kërkoi mamin’! Rrëfehet mes lotëve zonja që i dha ndihmën e parë 14-vjeçarit

Ngjarja tragjike e ndodhur ditën e sotme në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë ku një 14-vjeçar humbi jetën si pasojë e një sherri me thikë ka tronditur mbarë opinionin publik. E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka qenë Agentina Hidershaj, zonja e cila i ka dhënë ndihmën e parë 14-vjeçarit teksa e ka transportuar menjëherë me makinë drejt spitalit.

Ajo ka treguar se deri në çastin kur ambulanca ka marrë të miturin, ai ka qenë në jetë. Mes dhimbjes, zonja rrëfen se i mituri ka reaguar vetëm njëherë dhe ka kërkuar nënën.

“Më pas hyri një burrë mbrapa që i mbante plagëve djalën. Djali u zgjua dhe kërkonte mamin. I thoja “të lutem reago”. Mbaja dorën pas djalit. Burri i thoshte “nuk ke asgjë”. Në makinë nuk doli asnjë pikë gjaku. E vetmja gjë që mbeti në makinën time ishin këpucët me pika gjaku. E hodhëm në ambulancë me shenja jete dhe thamë shyqyr që e shpëtuam. Djali hipi në ambulancë i gjallë dhe koshient”, tregon ajo.

Gjatë rrëfimit, zonja tregon për momentin e trishtë kur ka mësuar se djali ka ndërruar jetë.

“Ai ishte i zverdhur, mendova se kishte diçka serioze dhe mendova se gjakderdhja do të ishte e brendshme. E ndoqëm deri tek Ushtaraku, morëm vesh që fëmija kishte ndërruar jetë brenda në spital”, rrëfehet mes lotëve Hidershaj.