Aktorja e dashur për publikun, Olta Gixhari, prej disa kohësh ndodhet në Spanjë së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj, Amar.
Ish-banorja e “Big Brother VIP2” e cila është në pritje të fëmijës së dytë, është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale. Ajo nuk ngurron që të postojë për fansat foto e video të ndryshme.
Një ditë më parë, Olta ka zbuluar se prej dy ditësh shiu nuk ka pushuar në Spanjë dhe bën ftohtë si të ishte dimër.
“Shikoni pak kohën në Spanjë se çfarë ndodh. Është dita e tretë sot. Si tha dikush? Ka shkundur brekët shejtani. Është bërë dimër këtu”- tha aktorja e njohur, ndërsa tregoi që prej dy ditësh në shtëpi kishte ndezur zjarrin për t’u ngrohur.
Kujtojmë që aktorja do të bëhet nënë për herë të dytë, i vogli i saj është djalë.