Nga dita në ditë, rrjetet sociale në Shqipëri po e humbin qëllimin e tyre kryesor dhe po keqpërdoren për motive nga më të ndryshme.
Rrjeti social TikTok është njëri prej tyre dhe rastet e denigrimit, bullizimit dhe ofendimit të femrave sa vijnë e shtohen.
Së fundmi disa vajza kanë denoncuar në redaksinë tonë një person i cili merr fotot e tyre dhe i riposton me shkrime denigruese dhe ofenduese.
Ata thonë se personi në fjalë poston foto të vajzave të ndryshme, pa i njohur fare dhe pa asnjë lloj lidhje me to. Vajzat i kanë kërkuar që të fshijë fotot por ai nuk ka pranuar dhe si kusht ka vendosur dërgimin e fotove nudo.
Vajzat janë të shqetësuara pasi kanë familje e fëmijë dhe këto foto po iu hapin shumë probleme.
Denoncimi i qytetares:
Prsh ju lutem anonim desha me ju trregu qe esht ni qun qa ka hap adr fake tiktok insta dhe po njer foto gocash dhe po i ofendon si ashtu dhe mua desha me qe ta nxirrni let lajm sa me shpejt se po merr njer dhe goca ne qaf po bojn gocat vet vrasje ju lutem nxirreni ket manjak ta shofin te gjith se kush esht po ju bon gocave presion flm nese e lexoni kete sms do ja u dergoj me fakte foto nese me me ktheni prgj. Ju lutem nxirreni kete monster manjak se po i bon femrat te kalojn ne depresion po bej vet vrasje. Po po ju them qe ta bonu publike se po merr shum femra ne qaf me kam marr shoqet ne telefon po kalojn se ju ka publikuar fotot. Ju lutem po kalojm ne depresion pak probleme kemi plus del dhe kta lloj tipash ste lejn rehat. Behuni nje shpetim per goca femrat grat shqiptare. Se po ndodhin shum gjera
Nuk pranon ti fshije Foto dhe thot nese me dergon foto nudo do ja u fshij Nuk pranon dhe po nxjer akoma me shum femra qe nuk i njof e pat vet besoj. Po na prish me familje po futen familje ne sherr se po na nxjerr cdo foto dhe me ofendime i merr nga faqet tona dhe i shpernda jam detyruar ti fshi te gjitha gjerat. Ne instagram tiktok se nuk me linte rehat mu po ashtu dhe shum goca tjera. Nese ma ploteso deshiren thot jemi ne rregull do i fshij nuk te ngacmoj me
Jo nuk e njof As nuk e di kush esht as emer asgje nuk di rreth tij Ju lutem mund ta beni publike po me shqetso akomaaaa Po cmendemmmmmm Po hedh akoma foto tmijat e fshin dhe e qet prap mas dy minutash
Jaaa po me kercenon. Nuk e di cfar don nga ky llob personi Jaa e ka nxjerr prap vetem ju lutem mos boni foto publike se jam gru e martume Kam femij Familje
Tani po ngacmon dhe motren time Esht e vogel 14 vjec