Ka 11 fëmjë me 8 burra të ndryshëm, gruaja: Nuk e di pse më paragjykojnë, dua të kem edhe 19 të tjerë! - Today News

Ka 11 fëmjë me 8 burra të ndryshëm, gruaja: Nuk e di pse më paragjykojnë, dua të kem edhe 19 të tjerë!

Ka 11 fëmijë me 8 burra të ndryshëm, gruas nuk i ‘kërcet’ se çfarë thotë bota

Zakonisht gratë që kanë fëmijë me baballarë të ndryshëm përballen me komente jo të mira. Një nënë ka vendosur që të shpjegojë pse është në rregull me situatën e saj

Phi, nga Memphis, Tenesi, ka lindur 11 fëmijë nga tetë burra të ndryshëm. Madje ajo ka fituar më shumë se 90 mijë pëlqime në “TikTok” duke bërë video me të vegjlit e saj.

Pavarësisht kësaj, për Phi nuk ka qenë e lehtë gjatë takimeve me burrat. Ajo pretendon se ata i thonë gjithmonë se nuk mund të martohen me të për shkak të kësaj.

Phi ka shtuar se është e lodhur që duhet vazhdimisht të shpjegojë situatën e saj. Në një video që ka marrë më shumë se 139.000 pëlqime, ajo zbuloi se pse ka kaq shumë fëmijë me burra të ndryshëm dhe se si planifikon të ketë edhe më shumë në të ardhmen.

“Më lejoni ta shpjegoj. Nëse keni një burrë dhe e hiqni atë, keni zero. Por nëse keni tetë dhe hiqni tre, keni akoma pesë. Nëse unë do kisha vetëm një burrë dhe ai do të largohej ose do të vdiste, fëmijët e mi do ishin pa baba. Por nëse do të kisha tetë dhe tre do të largoheshin ose do të vdisnin, fëmijët e mi kanë ende 5 baballarë”, ka treguar Phi.

Phi më pas iu përgjigj shikuesve të hutuar dhe bëri shaka se nuk ka në plan të ndalet pasi nuk do të jetë e lumtur me vetëm 11 fëmijë.

“Dua të kem edhe 19 të tjerë, vetëm që të mund t’i bëj 30”, ka thënë Phi, e cila ka shpjeguar se ajo zakonisht gjen baballarë të mundshëm në faqe të tipit “Craigslist”.

Ndërkohë disa prej ndjekësve e kritikojnë për stilin e saj të jetesës. Ata e akuzojnë se ka mbetur shtatzënë qëllimisht në mënyrë që të mund të jetonte jashtë shtetit.

“Një herë është një gabim. Dy herë është një zgjedhje. Pas kësaj, është një zakon”, i ka shkruar një komentues.