40 vjeçari rreh pa mëshirë 13 vjeçarin, e bën për spital

Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur në Shkodër rreth fundit të muajit maj. Një person i qajtur Elvis Fikaj, me moshë rreth 40 vjeç, është filmuar duke dhunuar dhe rrahur një fëmijë të mitur në moshën 13-vjeçare.

Sipas një denoncimi të mbërritur pranë redaksisë sonë, dhunuesi ka ardhur pranë një shkolle 9-vjeçare dhe e ka dhunuar të miturin me goditje të shumta. Sipas denocuesit, të miturit i ka rënë të fikët nga dhuna dhe ka ndejtur 3 ditë në spital.

Sipas tij, policia nuk ka bërë asgjë. Madje denoncuesi shton më tej se Evis Fikaj vjen dhe ngacmon me duar vajza tek kjo shkollë 9-vjeçare. Për momentin nuk ka informacion se për cilën shkollë bëhet fjalë.

Në vijim do të ndiqni videon e cila dokumenton aktin e dhunës së 40-vjeçarit ndaj të miturit si dhe mesazhin e mbërritur në redaksi:

Pershendetje JOQ! Ky eshte Elvis Fikaj nga Shkodra, eshte 40 vjec dhe vjen ne shkolla 8 vjeqare dhe rreh femije. Ju kam derguar videon qe eshte duke rrahur qunin e shokit babit tim, ai femije eshte 13 vjeq, atij i ka rene te fikte nga goditjet e shumta. Ai ka nejtur 3 dit ne spital dhe policia nuk i beri asgjë. Elvis Fikaj vjen dhe ngacmon vajza me duar te shkolla 8 vjeqare, ju lutem postojeni.