6 persona dhunojnë dhe bëjnë për spital 62-vjeçarin, shkak vendparkimi

Vladimir Bruçi është 62-vjeçari që një ditë më parë u godit me sende të forta në lagjen ‘Rus’ të Shkodrës.

Autorë të kësaj ngjarje janë Edmond Sakicaj, 47 vjeç, Izmir Sakicaj, 23 vjeç, Samet Halluni, 27 vjeç, Arlind Kajoshi, 31 vjeç, Samuel Troshani, 24 vjeç dhe Alban Bruçi. 27 vjeç.

Këta persona kanë gjatë konfliktit për vendparkimin e automjeteve goditur fizikisht me sende të forta 62-vjeçarin i cili vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Deri më tani policia ka arrestuar vetëm 47-vjeçarin Sakicaj, i cili ka patur edhe armë gjatë sherrit, ndërsa ka shpallur në kërkim 5 personat e tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.