Romanca e Mozzik-ut dhe Lotinës është përfolur shumë në shtypin rozë edhe pse dyshja asnjëherë bëri ndonjë deklaratë përveç postimeve që bënin në rrjete sociale.
Por së fundmi në një intervistë reperi ka folur rreth lidhjes së tij të re duke u shprehur se nuk është fejuar, por është gjëja më e bukur që i ka ndodhur në këto 28 vite jetë.
“Është unazë premtimi. Nuk jam fejuar. Jam në një lidhje. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në 28-vite jetë. Ndjesia se jam shumë mirë dhe shumë happy”, ka thënë Mozzik.
E për që sa kohë janë bashkë me Lotinën, Mozzik ka pohuar se i ka thuaja tetë muaj romancë dhe se po ndjehet shumë i lumtur me të.
E sa i përket detajeve nga albumi i tij më i ri i quajtur “Mërgimstar”, Mozzik theksoi se këngët “Miss you” dhe “No Lie” janë dy këngët që i kushtohen jetës së tij personale dhe se lidhjen me ndjenjat e dashurisë së tij me Lotinën.