Prej disa kohësh, reperja e njohur Loredana Zefi është duke shijuar romancën e saj me futbollistin e talentuar gjerman, Karim Adeyemi.
Dyshja është shfaqur vazhdimisht në postime të ndryshme në rrjetet sociale ku shihen pranë njëri-tjetrin, shumë të dashuruar.
Tashmë Mozzik e ka lënë pas të shkuarën dhe ndarjen nga Loredana, pasi reperi është në një romancë të re. Përmes disa postimeve duket se Mozzik është në një lidhje me vajzën e deputetit Lutfi Haziri, Lotina Haziri. Së fundmi i ftuar në një intervistë Mozzik ka folur për albumin e ri dhe jetën personale, ku është shprehur se partnerja e tij e re Lotina është gjëja më e bukur që i ka ndodhur këto 28 vite jetë.
Është temë shumë e shkurtër, që përmbyllet shumë qartë. Ajo ndjesia jem që jam shumë mirë edhe jam shumë i lumtur. Lotinës i kam shkruar shumë moti. Nuk është kjo, do të thotë që pasqyron një pëlqim timin të vjetër…Është unazë premtimi. Nuk jam fejuar. Jam në një lidhje. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në 28-vite jetë”, u shpreh Mozzik.
Së fundmi pas deklaratave të Mozzik, Loredana ka postuar disa foto me partnerin e saj, Karim, të cilat u kupruan nga fansat si një përgjigje e Loredanës duke treguar se edhe dhe ajo është e dashuruar dhe e lumtur me Karim. Në postim ajo shkruan: Dashuri.