Sali Berisha reagon sërish për vendimin e Apelit në Britani, që la në fuqi vendimin pë “non grata-n”.
“SIAC zbulon dy elementë të rëndësishëm, vërteton se nuk është marrë me vërtetësinë e provave, por është marrë nëse sekretarja e Shtetit ka pasur prova të mjaftueshme për vendimin që ka marrë. Së dyti, na informon se nuk ka marrë parasysh mijëra faqe të dorëzuara nga Sali Berisha, sipas tij me vonesë. Nuk janë shqyrtuar sikurse kërkon ligji nga sekretarja e Shtetit. Kjo është një e pavërtetë që nuk i bën nder asnjë njeriu. Avokatët e mi kanë dorëzuar në kohë të gjitha dokumentet e kërkuara, por këto dokumenta nuk i janë paraqitur sekretares së shtetit me dy qëllime, që këto dokumente të mos paraqiteshin në SIAC. Ne përfituam nga ky proces, mësuam se çfarë manipulimesh u bënë për të fshehur të vërtetat, dosje mijëra faqe. Mësuam se nuk ekziston asnjë provë që të faktojë korrupsionin apo lidhjen me krimin të Sali Berishës. Përdoret një goditje me shkelm nga Dauti, një qytetar që s’e kam takuar kurrë, ndërkohë që në tavolinë me Ramën ulet mafia dhe kriminelë me famë. A nuk janë këto akuza përpjekje për të ndihmuar narkoshtetit. Beteja jonë vazhdon, jo për heqjen e përjashtimit, por për shpifje, trillime, mbrojtjetn tuaj nga korrupsioni dhe lidhjet e krimit të Ramës, politikanëve