Gazetari Albi Xhunga tha në një intervistë televizive se legjitimiteti i Partisë Demokratike do t’i kthehet Lulzim Bashës.
Sipas tij objektivi i atij që ai e quajti “puç juridik” ishte të linte jashtë zgjedhjeve grupimin e Lulzim Bashës. “Nëse ankimimi nga ana e Bashës nuk do bëhej do ishte tradhti ndaj atyre dhjetëra mijëra mbështetësve. Beteja juridike është e fituar, legjitimiteti i PD do t’i rikthehet Lulzim Bashës. Kjo është shumë, shumë e sigurt. Objektivi i puçit juridik është të dëmtojë grupimin Basha për zgjedhjet e ardhshme, unë jam koshient se ata do ta humbin atë legjitimitet të vjedhur përmes një vendimi skandaloz. Ka dy opsione si Basha do marrë pjesë në zgjedhje, të ketë një bashkim opozitar të partive që kanë qëndrime të përbashkëta në pikat kryesore të politikëbërjes, për marrëdhëniet me partnerët euroatlantikë, për drejtësinë, hapjen e sistemit. Ky do krijonte një pol opozitar, krijohet një emër koalicioni që merr pjesë në zgjedhje. Nuk besoj se Berisha në zgjedhjet e fundit nuk është votuar se nuk kishte logo”, tha ai.