Mediat holandeze thonë se Hungaria ka hequr dorë nga kundërshtimi i saj që kryeministri holandez, Mark Rutte të bëhet shefi i ardhshëm i NATO-s, pas takimeve në Bruksel.
Presidenti i Sllovakisë, më herët më 18 qershor, gjithashtu sinjalizoi mbështetjen e mundshme të vendit të tij.
NATO po kërkon konsensus midis 32 vendeve anëtare që dikush të pasojë norvegjezin Jens Stoltenberg në postin e shefit të aleancës, kur ai të largohet në muajin tetor.
Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania dhe Turqia kanë thënë se do të mbështesin kandidaturën e Ruttes.
Nëse konfirmohen raportimet se Hungaria dhe Sllovakia tani mbështesin kryeministrit holandez, Rumania do të mbetej pengesa e fundit.
Të gjithë 32 anëtarët e aleancës ushtarake duhet të miratojnë një kandidat për mandatin katërvjeçar.