Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me shumën 37,375 euro.
Kjo gjobë ka ardhur për shkak të incidenteve gjatë ndeshjes së raundit të parë në finalet e Kampionatit Europian ndaj Italisë, e luajtur në stadiumin e Dortmundit.
Vendimi i plotë:
Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA VENDOSI:
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për ndezjen e fishekzjarreve. Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 12,375 euro për hedhjen e sendeve.
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 5000 euro për pushtimin e fushës.
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.
Gjobat e mësipërme në vlerë të përgjithshme prej 37,375€ duhet të derdhen në llogarinë bankare te UEFA-s brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi.