Kina jugore u përmbyt brutalisht dje pas shirave të rëndë që shkaktuan rrëshkitje masive dheu, shkatërruan ushqimin e komuniteteve lokale duke varrosur të mbjellat, dhe lanë fshatra të tëra pa energji elektrike.
Nëntë njerëz raportohet se kanë humbur jetën në katastrofën e papritur, teksa veriu i vendit çuditërisht përballet me esktremin tjetër të motit, thatësira gjithashtu shkatërrimtare.
Katër njerëz kishin humbur jetën dhe dy rezultojnë të humbur në Wuping në provincën bregdetare të Fujian prej rrëshkitjeve të dheut nga shirat e tmerrshëm që nisën prej të dielës duke lëshuar 372 milimetra ujë brenda 24 orëve, sipas autoriteteve vendase.
Të paktën 300 shtëpi u shembën në rajon dhe rreth 1000 hektarë të mbjella u dëmtuan rëndë në Wuping, sipas agjencisë shtetrore Xinhua.
Në provincën jugore të Guangdong pranë Hong Kong, rrëshkitjet e dheut vranë të paktën pesë njerëz në qytetin Meizhou, ndërsa kërkimet vijonin për 12 njerëz që nuk gjendeshin ende.
Puna e ndihmës vijonte dhe sot teksa niveli i alarmit të ujit është ulur.
Muajn e kaluar katastrofat e lidhura me përmbytjet lanë disa të vdekur e të humbur në 17 provincat e Kinës, sipas ministrisë së emergjencave.