Të huajt “vërshojnë” drejt Shqipërisë, net-qëndrimet në hotele u rritën me 74.5 për qind - Today News

Të huajt “vërshojnë” drejt Shqipërisë, net-qëndrimet në hotele u rritën me 74.5 për qind

Të huajt kanë vijuar të shfaqin interes për Shqipërinë turistike me një tendencë edhe më të theksuar në prill.

Të dhënat e strukturave akomoduese të publikuara nga INSTAT tregojnë se numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 62,0%, në krahasim me Prill 2023. Netqëndrimet në hotele u rritën në prill më shumë se 74.5 për qind.

“Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i vizitorëve rezident është rritur me 19,4%; numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 91,9%” thuhet në publikim.

Ndërkohë numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 56,3%, në krahasim me Prill 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i net qëndrimeve nga rezident është rritur me 17,9% ; numri i net qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 80,3%.

Vizitorë

“Gjatë muajit Prill 2024, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 62,0%, krahasuar me Prill 2023. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 2.1 herë. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 85,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 85.6%” thuhet në publikimin e INSTAT.

Por cilët janë rajonet që kanë pasur numër më të lartë vizitorësh? Sipas të dhënave të prillit rajoni qendër ka pasur 63.3 për qind të tyre. Nëse llogarisim afërsinë me bregdetin në zonat jo-bregdetare kjo pjesë mbajti 59 për qind të tyre. Sipas llojit të strukturës akomoduese ku kanë qëndruar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ishin 92,6%.

Net qëndrime

“Gjatë muajit Prill 2024. numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 56,3%, në krahasim me muajin Prill 2023. Numri i net qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 86,8%. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 77,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i net qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 74,5%” thuhet në publikim

I njëjti vlerëson se në muajin Prill 2024. Numri më i lartë i net qëndrimeve është realizuar: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (65,3%); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (59,3%); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (91,9%).

Norma neto e shfrytëzimit

“Normat neto të shfrytëzimit. të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 22,1%, kundrejt 13,5% që ishte në muajin Prill 2023. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 24,5%, kundrejt 16,8% që ishte në muajin Prill 2023” vlerëson