Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në konflikt.
Në këtë ditë Osmani ka thënë se vazhdojmë të nderojmë guximin dhe qëndrueshmërinë e atyre që kanë përjetuar tmerre të papërshkrueshme nën regjimin gjenocidal të Millosheviqit.
“Këta gra dhe burra të guximshëm na kujtojnë për detyrën tonë të përbashkët për t’i dhënë fund përdorimit të dhunës seksuale si armë lufte”, ka shkruar Osmani në “X”.
Presidentja ka shtuar se sot, ne shohim të mbijetuarit në Kosovë që po transformojnë dhimbjen e tyre në veprime të fuqishme, duke frymëzuar shumë të tjerë në kërkimin e drejtësisë.
“Përkushtimi ynë është i palëkundur: ne duhet të sjellim autorët para drejtësisë dhe të sigurojmë që këto mizori të mos përsëriten kurrë më!”, u shpreh Osmani.