Burgu i Peqinit klasifikohet si i sigurisë së lartë dhe për këtë arsye shumë të burgosur i nënshtrohen regjimit 41 Bis.
Por prej 15 ditësh, 7 të burgosur në këtë regjim kanë hyrë në grevë urie për një sërë arsyesh.
Familjari i një prej të burgosurve, që prej 25 vitesh vuan dënimin, ka treguar për JOQ ALBANIA se kërkesat e grevës së urisë nuk merren parasysh dhe askush nuk paraqet informacion jashtë burgut për zhvillimn e kësaj greve.
Ai thotë se kërkesat e të burgosurve janë për kequshqimin në këtë regjim pasi nuk iu lejohet marrja e ushqimeve nga familjarët dhe blerja e tyre, por edhe dhuna e gardianëve në regjim.
Qytetari thotë se kërkesat e familjarit të tij por edhe të burgosurve të tjerë janë bazike për të drejtat e tyre pasi askush s’po kërkon të dalë nga burgu.
Mesazhi i qytetarit:
Si jeni? Kam nje familjar ne burgun e peqinit dhe doja tboja tditur nji problem
Jan 7 veta ne regjimin 41 Bis qe kan 15 dite ne greve urie pa ngren dhe pa pire.i afermi im ka 25 vjet qe vuan denimin dhe ska lidhje me banda she grupe kriminale,une vazhdoj gjygjet ne GJKKO per te rrezuar vendosjen e tij ne 41 Bis. Problemi eshte se u ben 15 dite ne greve dhe kan paraqitur ca kerkesa nburg qe as po meren parasysh dhe as po percillet informacion jasht qe ne at burg eshte nji greve urie nzhvillim
Kerkesat kan tbejn me kushtet e 41 Bisit keqtrajtimin nga ana burgut peqinit dhe keq ushqimin nga ana burgut ( sepse nuk lejohet ti cojn ushqime familjaret e as te blen vet ). Dmth kerkesat jan per rrespektimin e t le drejtave te njeriut. Askush spo kerkon t dal nga burgu e as ta falin Flm nese arrin tbehet publike