Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, pas lajmeve të bujshme prej disa kohësh tashmë, për ndarjen nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj, ka bërë një dedikim të ndjerë për vajzën e tij, Ajka.
Përmes një postimi në rrjete sociale, teksa ka ndarë një foto më të bijë, Besi i drejtohet të bijës duke i thënë “veç ti mi bon dritë errësinat e shpirtit”.
“Se shpirti im ka diellin e syve të tu, veç ti mi bon dritë errësinat e shpirtit”, ka shkruar Besi.
Kujtojmë se çifti i shumë përfolur i shoëbizit janë prindër të dy fëmijëve, Ajkës dhe Amenitm 7 muajsh, i cili erdhi në jetë disa muaj më parë, para ndarjes së dyshesh.
Kujtojmë që ish-çifti janë në proces divorci dhe ishte Bes Kallaku ai që konfirmoi ndarjen nga bashkëshortja, duke treguar se tashmë fëmijët qëndrojnë me të.
“Veç ti m’i bon dritë errësinat e shpirtit!”/
Fundi i marrëdhënies së tyre nuk ndodhi në mënyrë paqësore, dhe kjo vërehet qartë në thumbat e njëri-tjerit, ku ai i fundit ishte i Bes Kallakut me këngën “Mosmirnjohja”.