A flet më me Eglën? Jul Deda tregon çfarë ndodhi pas BBV3 mes aktorëve: Mund të mos e pranojë, por…

Ditën e sotme Jul Deda, ish-finalisti i BBV3, ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” me Erjona Rusin për të folur rreth eksperiencës së tij në “BBV3” dhe jetën tani pas daljes.

Mes të tjerash, Juli ka treguar edhe marrëdhënien e tij me fituesen e këtij edicioni, Egla Cenon, e cila quhej si kundërshtarja e tij.

“Eglën e njihja si emër dhe ajo mua përveç atij skeçit, unë e njihja kur kam qenë në shkollë të lartë dhe një takim te ai skeçi dhe kaq.

Marrëdhënia brenda shtëpisë ishte një marrëdhënie mes dy aktorëve, dy kolegëve që ndajnë një tortë të përbashkët profesionale, të mbash qëndrim në ‘BBV” është fjalë e huaj per çfarë do mbash. Me Eglën ka qenë një marrëdhënie dashuri-urrejte, kur ishte mirë me mua ishte mirë me shtëpinë, kur zihej me mua zihej me gjithë shtëpinë, ajo mund të mos e pranoj po kisha ndikim te Egla”, tha Juli.

Jul Deda ishte një ditë më parë i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku tregoi edhe se çfarë do të ndodhë me të dhe ish-banorët tani që BBV3 ka përfunduar. Juli u shpreh se nuk e ka takuar dhe nuk ka komunikuar ende me Romeo Veshajn, por do t’a takojë patjetër.