Adelina Ismaili me koncert për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Artistja e mirënjohur Adelina Ismaili po i rikthehet fuqishëm skenës me një koncert në zemër të Prishtinës.

Për nder të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, të mërkurën në zemër të Prishtinës duke filluar nga ora 18:00 mund t’i shijoni disa nga hitet e divës së muzikës shqipe Adelina Ismaili.

“Shihemi nesër në sheshin Zahir Pajaziti për nder të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës nga ora 18:00! Le të ushtojë kënga”, ka shkruar Adelina.