Aksident tragjik me 8 të vdekur dhe 45 të plagosur, autobusi që po transportonte punëtorë ferme përplaset me një tjetër mjet

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Florida, si pasojë e të cilit kanë mbetur të vdekur të paktën 8 persona, dhe 45 të tjerë të plagosur, prej të cilëve 8 në gjendje të rëndë.

Aksidenti ndodhi në Dunnellon, Marion County, ku një autobus që po transportonte emigrantë që punonin në një fermë, është përplasur me një kamionçinë dhe ka dalë nga rruga.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet.