“Azgan…, Zoti para”/ Momenti kur vrasësi i policit futet nga familjarët në makinë, 23-vjeçari buzëqesh

Vox News ka siguruar pamjet kur Azgan Mërnica 23 vjeç futet në makinën private të familjarëve të tij dhe niset drejt Drejtorisë Vendore të Policisë Fier për t’u dorëzuar.

Në video dëgjohen zërat e familjarëve të tij, teksa 23-vjeçari futet në makinë për të shkuar në ambientet e policisë.

Ai është bindur nga familjarët që të dorëzohet, ndërsa në video dëgjohet një grua që i thotë: “Azgannn… Zoti para, hajt rruga e mbarë”.

23-vjeçari shihet duke qeshur dhe tepër i qetë.

Azgan Mërnica ishte lokalizuar në një banesë në fshatin Dërmenas dhe forcat RENEA kishin kërkuar që të vetëdorëzohej. Për këtë të fundit negociuan babai dhe daja i 23-vjeçarit.

RENEA iu kishte lënë afat për vetëdorëzimin dhe në rast të kundërt do të ndërhynin, edhe duke e neutralizuar fizikisht nëse do të kishte kundërpërgjigje