Bajrami i reagon Muratit për “rritjen e cilësisë së jetës”: Me çka ministër, mashtrimet s’kalojnë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se VV-ja është duke tentuar që të mashtrojë qytetarët se është rritur “cilësia e jetës në Kosovë”. Ajo tha se për gati katër vjet nuk është sjell asnjë investim I huaj Kosovë e as investime kapitale.

Ajo ka përmendur edhe dështimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Promoted content
recommended by

ZESTRADAR
Angelina Jolie Has A Haunting Lookalike – Take A Look
LEARN MORE
“Partia e propagandës merret me raporte për perceptimin e jetëgjatësisë në kohën kur Kosova vazhdon të tkurret nga ikja e të rinjve. Derisa po tentojnë të mashtrojnë qytetarët se është rritur “cilësia e jetës në Kosovë”, partisë së propagandës po ia kujtoj se për gati katër vjet s’ka sjellë asnjë investim serioz të huaj; s’ka investime kapitale; s’ka rrugë të përfunduara siç i mashtronin qytetarët gjatë fushatës se brenda një viti do të përfundojnë rrugën për Podujevë, për Gjilan, për Mitrovicë etj. Ende është i freskët dështimi i Qeverisë për ta anëtarësuar Republikën e Kosovës në Këshillin e Evropës:, ka thënë Bajrami.

Tutje, ajo tha se ka heshtje dhe miratim nga VV-ja për bisedën e Kusari-Lilës me terroristin Milan Radojciq.

“Ka heshtje dhe miratim nga partia e mashtrimit dhe propagandës për Shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes që koordinohet me Radojçiqin. Duhet rikujtuar se shkaku i kësaj Qeverie, Kosova vazhdon të humbë qindra miliona euro nga sanksionet e BE-së. Partia e propagandës dhe mashtrimeve nuk ia solli asnjë njohje Kosovës për gati katër vjet keqqeverisje. Qeveria po vazhdon që buxhetin ta ‘alokojë’ te dostat përmes tenderëve njëburimor. Në krye të arsimit kemi një shkelëse të Kushtetutës. Kanë mashtruar që kanë premtuar ndërtimin e 160 çerdheve e ende s’i kanë ndërtuar as 10 prej tyre”, deklaroi ajo.