Balina Bodinaku bën veprimin e papritur ndaj Arbër Hajdarit, shkak Zhaklin Lekatari?

Arbër Hajdari ka qenë i ftuar së fundmi në “Cherry on Top” ku ndër të tjera ka folur dhe për 3 opinionistet që kanë qenë krah tij në 3 edicione BBV – Balina Bodinakun, Zhaklin Lekatarin dhe Ori Nebijajn.

I pyetur nga Bora Zemani, Arbri është shprehur se Zhakun do ta zgjidhte pa dyshim, pasi i ka pëlqyer temperamenti i saj, mënyra si arsyetonte dhe guximi për të thënë gjithnjë të vërtetën, pa marrë parasysh presionin e publikut.

Mirëpo, pas kësaj interviste duket se opinionistja e BBV1, Balina, ka vendosur të largojë Arbërin nga Instagrami, ndonëse nuk dihet me saktësi nëse intervista e Arbër Hajdarit është arsyeja e vërtetë.