Burri dehej dhe e rrihte, gruaja tenton vetëvrasjen duke pirë fotoksinë

Një 47-vjeçar është arrestuar së fundmi në Tiranë pasi ka dhunuar bashkëshorten dhe e ka shtyrë drejt vetëvrasjes.

Gentian Liçaj pasi abuzonte me alkoolin ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij. Por ditën e hënë, pasi ai ka rrahur vajzën dhe gruan, kjo e fundit ka tentuar t’i jap fund jetës, duke pirë fotoksinë.

Më pas ka shkuar në komisariat për të bërë denincimin për dhunën e bashkëshortit dhe kërcënimet që ai i kishte bërë. Teksa i merrej deklarata ajo është rrëzuar brenda komisariatit të policisë dhe tani ndodhet në spital gjendje te stabilizuar.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprave penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Dhuna në familje”. Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre, dhe për shkak të dhunës, bashkëshortja ka konsumuar fotoksinë. Ajo ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve’.