Burri ter*rorizoi fëmijët dhe lagjen, flet bashkëshortja e Aleks Markut

Bardha Marku, nëna e fëmijëve që u mbajtën peng nga i ati, tregon se gjatë kohës kur ndodhi pengmarrja, ndodhej në Itali për të marrë disa dokumente. Teksa ka kërkuar urdhër mbrojtje, Bardha Marku tregoi po ashtu se bashkëshorti i saj kohët e fundit kishte filluar që të pinte.

Edhe më herët ajo tregoi se ka bërë denoncim kundër Alkes Markut pasi kishte frikë, ndërsa ka pohuar se ndaj saj ka patur më së shumti dhunë psikologjike dhe jo fizike. Sipas Bardha Markut, sa i takon fëmijëve ajo mohon të jenë marrë peng nga i ati por kanë shkuar më dëshirë.

‘Unë e mora vesh se më ka marrë policia e Durrësit sot në mëngjes ngaqë unë kam ardhur mbrëmë nga Italia, kam ardhur në orën 2. Mos të vija në rrezik fëmijët. Kisha llogaritur të vija ose nesër, ti thoja Aleks do mi sjellësh fëmijët ose të marrë policinë. Në mëngjes me ka marrë policia dhe më ka thënë hajde merr fëmijët. E para është shyqyr që më kanë shpëtuar fëmijët. Kam qenë në Itali me miratimin Alkesit, nuk kemi qenë të ndarë, por kemi pasur konflikte të vogla. Kisha punët e mia në Itali prandaj kam shkuar. Do të kthehemi në Lezhë do të fus edhe fëmijët në shkollë në Lezhë.

Kam bërë denoncime pasi pinte, kishim frikë duke dëgjuar edhe lajme të rënda, edhe nga frika kam bërë denoncim i kam thënë do të ndodhë ndonjë gjë ndonjë di. Fizikisht se më ka dhunuar, por psikologjikisht. Për momentin fëmijët janë mirë. Po u ofrohet ndihmë nga psikologë. U larguam nga problemet këtu. Vendosëm të jetonim në Durrës, të bëjmë jetën normale. Ka 2 javë që jemi në Durrës. Në sy tanë nuk ka konsumuar lëndë narkotike. Edhe mund të ketë konsumuar mbrëmë. Shumë pak flisja më fëmijët. Dy ditët e fundit fare. Nuk i nxirrte dhe nuk tregonte vendin ku është. Ai peng nuk i ka marrë, se fëmijët ju ka besuar qejfin, me dalë. Jo nuk e di po peng nuk i ka marrë peng, ka qenë me miratimin e të dyve. Unë mendoj nga pija. Unë kërkoj urdhër mbrojtje nga shteti. Kam frikë kur të dalë nga burgu”, tha gruaja.

Ditën e sotme, Aleks Marku hapi zjarr ndaj forcave RENEA, nga banesa ku mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur.

Pas disa orësh negociata RENEA hyri në banesë, liroi fëmijët, dhe gjithashtu vuri në pranga autorin të cilit i sekuestroi armën e zjarrit kallashnikov.