Debat i ashpër mes Romeos dhe Julit: Do të tregoj unë se çfarë ke bërë ti për finale

Romeo Veshaj dhe Julian Deda janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.

“Ti vuan për protagonizëm” – iu drejtua Juli Romoes duke u shprehur se nuk ka frikë t’ia thotë atij të vërtetën në fytyrë, megjithëse sipas aktorit, banori po flet budalliqe.

Juli i tha Romeos se të njëjtën gjë ia ka thënë edhe e dashura e tij, Heidi Baci, ndërsa sipas tij, aktori ka dëshirë që të ketë vëmendje sepse i frikësohet finales.

“Do të të tregoj unë se çfarë ke bërë ti për finale?”, iu kthye Romeo me tonin e ngritur: “Keni larë e shpërlarë njëri-tjetrin”.