Del nga burgu i dashuri i polices që u vetëvra!

Gjykata e Tiranës ka lënë me arrest shtëpie të dashurin e efektives së policisë, Aldorjana Loshi, që u vetëvra tre ditë më parë në Tiranë.

I riu, E.Nika ishte arrestuar nga policia, pasi ai kishte kryer veprime që pengojnë zbardhjen e ngjarjes.

E. Nika, shkoi në shtëpinë e polices së vetëvrarë, mori telefonin e saj dhe fshiu të gjitha mesazhet. Nisur nga ky veprim, policia e arrestoi, por gjykata sot e ka lënë në arrest shtëpie.

Sipas burimeve, 28-vjeçari ka thënë se veprimin e ka kryer, pasi nuk donte që të merrej vesh që ata ishin në një lidhje. E. Nika është djali i një efektivi policie, që punonte me 21-vjeçaren që i dha fund jetës.