Del video e sherrit të këngëtares Maja me bashkëshortin: ‘Nihmë, ndihmë..’! ‘Burrë drogaxhi’! ‘Grua palaço’!

Publikohet video që tregon konfliktin mes këngëtares “Maja” dhe bashkëshortit të saj, Arben Shuaipi, ku shkak është bërë ndarja e pasurisë dhe kujdestaria e fëmijës.

Në videon e publikuar “Ora News” dallohet bashkëshorti i Majës teksa filmon dhe e paralajmëron atë që të largohet nga banesa pasi pretendon është në shkelje të ligjit dhe me urdhër-mbrojtjeje.

Burri i saj arkitekt pretendon se dy vilat janë në bashkëpronësi dhe duhet të përpjesëtohen. Ndërsa këngëtarja e muzikës popullore pretendon se të dyja vilat i përkasin asaj.

Në video dallohen edhe dy efektivë të Policisë së Shtetit. Policët u kërkojnë palëve të qetësojnë situatën, dhe kryejnë shoqërimin e tyre në rajonin e policisë për të bërë denoncimet përkatëse.