Dëmtohet mbikalimi në Durrës, qytetari: Burim aksidenti, mund të ‘fluturoni’ poshtë

Aksi rrugor Shkozet-mbikalimi i Plepave në Durrës, është mjaft problematik pasi aksidentet e ndodhura për shkak të infrastrukturës janë të shumta.

Së fundmi një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një problem që ka hasur në mbikalimin në fjalë.

Ai thotë se një pjesë lidhëse e hapësirave të mbikalimit është dëmtuar duke u kthyer në një burim aksidenti. Pak ditë më parë ai është aksidentuar në këtë boshllëk të mbikalimit, teksa lëvizte me motor.

Përveç dëmeve materiale që drejtuesit mund të pësojnë, qytetari iu bën thirrje atyre të kenë kujdes pasi nga shpejtësia mund të ‘fluturojnë’ edhe nga mbikalimi në tentativë për ta shmangur.

Denoncimi i qytetarit:

Plepa durres Kam ra aty disku copash. Do bjere naj nje nga mbikalimi duke u shmang Ju lutem nxirrne se esht burim aksidenti kam ra me matorr spo llogaris damin por mos te bjere kush posht