“Duhet mbretëresha te Kalaja”/Ç’po përgatit Noizy, shfaqet krah këngëtares së njohur

Reper i njohur Noizy po përgatitet për koncertin e radhës që do të mbahet në kryeqytet. Por jo vetëm kaq. Reperi ka në plan të publikojë disa projekte muzikore këtë verë.

Ai sot ka zbuluar se një bashkëpunim do të jetë me Era Istrefin. Në një video pa zë, të publikuar në Instagram, Noizy shfaqet krah artistes nga Kosova teksa shkruan: Jam mbreti por më duhet një mbretëreshë te Kalaja.

Kjo mund të jetë një referencë nga kënga më e re që dy artistët do të publikojnë. Fansat janë shumë entuziastë.