E tmerrshme: Rrahja mes familjarëve në Shtime përfundon me fatalitet, vdes njëri nga anëtarët

Një rrahje mes familjarëve ishte raportuar më 19 maj të këtij viti në Shtime. Si pasojë e kësaj rrahje, tre nga ta kishin përfunduar në spital për tretman mjekësor. Njëri nga ta ka humbur jetën gjatë ditës së djeshme.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, ku thuhet se viktima ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas policisë, pas vdekjes është arrestuar djali i viktimës dhe është dërguar në mbajtje.