Fëmija qan për rrugën e prishur, prej 70 vitesh askush s’e ka rregulluar

Pak ditë më parë, banorët e fshatiti Kreshpan, Fier kanë dalë për të protestuar për rrugën e mjeruar të fshatit që prej 70 vitesh nuk është vënë dorë për ta rregulluar.

Ata thonë se gjendja e kësaj rruge është skandaloze edhe pse është e vetmja që lidh fshatin me shkollat apo spitalet. Për të shkuar në shkollë, fëmijët duhet të ecin 3 km në këmbë pasi asnjë mjet transporti nuk shkon t’i marrë në fshat.

E duke u ndalur te fëmijët, një djalë ka shpërthyer në lot kur ka dëgjuar babain dhe të rriturit duke thënë se rruga prej 70 vitesh është e prishur dhe askush nuk ka marrë mundin për ta rregulluar.

Banorët kanë akuzuar kryebashkiakun Armando Subashi se nuk i ka mbajtur premtimet e bëra gjatë zgjedhjeve, pasi votat i ka marrë dhe rrugën nuk e ka shtruar.