Financa ngatërron shkresat, infermierët pa rroga deri në mesin e qershorit

Edhe pse të keqpaguar, punonjësit e shërbimit spitalor janë çdo ditë janë në krye të detyrës për t’iu shërbyer pacientëve ashtu siç e meritojnë.

Por pavarësisht punës që bëjnë, infermierët nuk paguhen në kohë ashtu siç e parashikon ligji.

Ditën e sotme ata janë njoftuar se për shkak të një gabimi në zyrat e financës, rroga e muajit maj nuk do t’iu kalojë më datë 5 ashtu siç duhet. Atyre iu është thënë se rrogën do ta marrin në mesin e muajit qershor pasi atëherë pritet të jetë rregulluar gabimit i financës me shkresat.

Por për këtë papërgjegjshmëri dhe ‘gabim’, infermierët fajësojnë drejtuesit pasi kjo pagë mujore që marrin është i vetmi burim mbijetese për ta. Këtë problematikë, ata e kanë ngritur edhet e Shoqata e Infermierëve, por ende pa asnjë zgjidhje.

Denoncimi i infermierëve:

Pershendetje, dua te ngre nje shqetesim te infermiereve ne sherbimin spitalor. Po ndodh serisht abuzim me pagat e infermiereve ne sherbimin spitalor, te cilet jane ende pa marre pagen e muajit maj. Jemi interesuar dhe pergjigja qe na kane dhene eshte se paga do vonohet deri ne mesin e muajit te qershorit , per shkak te nje gabimi te finances ne shkrese, Nje gabim pune edhe po ngelemi te gjithe pa rroge, nuk e kuptoj papergjegjshmerine e ketyre drejtuesve, te penalizosh kete popull i cili po mbijeton permes asaj page, per pakorrektesine qe tregohet neper institucione eshte kulmi dhe askush nuk po i jep drejtim kesaj çështjeje

Kemi ngritur shqetesimin edhe tek Shoqata e Infermiereve