“Firmat marrin me lekë projektet e bashkisë dhe i lënë në gjysmë, kjo është gjendja e rrugëve në Bulqizë”

Edhe pse miliona lekë shpenzohen nga buxheti i shtetit por edhe ai vendor për infrastrukturën, gjendja e rrugëve në vend vijon të jetë skandaloze.

Një qytetar i Bulqizës i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar gjendjen e rrugëve në fshatin Peshk dhe Ballenjë. Ai thotë se në gusht 2023 kanë nisur punimet për mbrojtjen nga rrëshqitjet dhe ndërtimin e nënshtresave rrugore në aksin që lidh dy fshatrat e mësipërm.

Por edhe pse afati ka qenë deri në shkurt 2024 dhe fondi 72, 434, 875 lekë, gjendja e rrugës është si mos më keq. Sipas tij, firma që ka patur si detyrë kryerjen e këtyre punimeve pasi ka paguar kryepleqtë e fshatrave dhe administratorëve të njësive, ka marrë lekët dhe thjesht ka hedhur në rrugë disa kamionë me dhé.

Ai thotë se firma ka marrë gjatë natës kamionët dhe mjetet e punës dhe është larguar duke lënë në gjysmë punën e nisur dhe për të cilën ishte paguar.

Denoncimi i qytetarit:

Prsh jeta osh qef desha te bej nje ankes sepse jan do firma se marin punen paguajn kryepleq Administrator u japin leket marin firmat dhe e lejn rrugen pa ber hedhin do kamjoma dhe kot dhe hikin ju lutem shprndajeni kte postim. Kjo firm ka mar leket dhe ska ber rrug. I kan mar mjetet per gjith naten I kan larguar

Ja si esht len muret pergjysem kanali ka qen me beyond e kan len vetem kanal kot. Rruga fshati peshk. Rruga peshk ballej. Kjo esht firma ju lutem shperndajeni ndoshta lajmi juaj bejn ndonje gje faleminderit