Greqi/ 41-vjeçari shqiptar tenton të përdhunojë një prostitutë

Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar pasditen e së martës pasi shkaktoi trazira në një bordello në qendër të Volos, Greqi.

Shqiptari akuzohet për tentativë përdhunimi dhe dëmtim të pronës së huaj pasi ka hyrë në biznesin në rrugën Borel dhe ka kërkuar shërbime seksuale nga punonjësja e cila ka refuzuar.

Kur është përballur me refuzimin e prostitutës, shqiptari ka nisur të hedhë sende dhe të shkaktojë dëme duke sharë dhe kërcënuar gruan.

Zërat e gruas shkaktuan trazira në qendër të Volosit dhe banorët e zonës bënë thirrje për veprim të menjëhershëm. Kur policia mbërriti në vendngjarje dhe arrestoi shqiptarin, ai vazhdonte të ishte agresiv ndaj tyre.

Punonjësja e thirrur për të dëshmuar ka deklaruar se shqiptari u përpoq ta përdhunonte. Ai është dërguar në Komisariatin e Policisë dhe gjatë gjithë natës ka bërtitur dhe grisur rrobat e tij.