Inflacioni në vend rritet, bashkë me të edhe çmimi i ushqimeve

Në maj 2024, inflacioni ka pësuar një kthesë nga ecuria rënëse e muajve të fundit pasi çmimet tani kanë nisur rritjen.

Sipas të dhënave nga INSTAT, treguesi i ndryshimit të çmimeve muajin maj u rrit në 2.2 për qind nga 2.1 për qind që ishte në prill.

Edhe pse rritja konsiderohet e ndjeshme, ajo zgjon frikën e rikthimit të inflacionit kryesisht te ushqimet dhe pijet.

Përgjatë muajit maj, inflacioni te kjo kategori produktesh u rrit në 1.9 për qind nga 1.5 për qind që ishte në prill. Ndërsa edhe grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë pësuar rritje gjatë majit duke u bërë grupi i dytë me kontribut në inflacion, ndërsa mobiliet dhe pajisjet shtëpiake qëndrojnë në vendin e tretë.

Por muajt e verës pritet të sjellin një rritje të mëtejshme të çmimet për ushqimet dhe pijet, kjo për shkak të turizmit por edhe importit. Edhe pse një vend prodhues i shumë kulturave bujqësore, Shqipëria vijon të importojë fruta dhe perime nga vendet e rajonit duke shkaktuar rritje çmimesh për konsumatorët shqiptar