Ish menaxheri pengon rikthimin e Taynës, ia “bllokon” këngën e re në YouTube

Reperja Tayna dje shënoi rikthimin me projektin “Si ai”, pas muajsh të tërë pauze nga daljet publike dhe lansimi i këngëve të reja.

Kënga filloi të marrë hov duke u klikuar nga fansat e shumë të saj.

Por, siç duket ajo sërish po has në probleme me ish menaxherin e saj prej kohësh, Rinor Hykollin.

Ky i fundit ka bllokuar video klipin e saj akoma pa u bërë 24 orë nga publikimi, duke i marrë mbi vete të drejtat autoriale në kanalin zyrtar të reperes.